Prishtinë, 20.11.2022
Pas krijimit të situatës në teren nga të reshurat atmosferike, është ngrite niveli i gatishmërisë emergjente. I gjithë kapaciteti reagues nga niveli lokal dhe i AME-së është vënë në veprim, ku rrjedhimisht edhe situata aktuale paraqitet si në vijim.
Mbështetur në të dhënat nga QOE-112 dhe Drejtorit Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim , situata më e renduar paraqitet në rajonin e Dukagjinit, ku kemi dëmi të ndryshme nga vërshimet. Situata është duke u menaxhuar dhe është në monitorim të vazhdueshëm nga Qendrat Operative Emergjente të AME-se.
Të vërshuara nga reshjet atmosferike me intensitet më te ulët, janë edhe regjionet tjera të cilat janë nën menaxhim dhe në monitorim të plotë nga QOE-112.
Në bazë të vlerësimit të lartcekur dhe në koordinim të ngushtë me Drejtorit komunal përkatëse (Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ), AME-ja ka ngrit nivelin e gatishmërisë si në vijim:
Ngritja e gatishmërisë emergjente të QOE – 112 në tërë Kosovën.
Në të gjitha NJPZSH, gjithashtu është ngrit shkalla e gatishmërisë, përforcimi me ekipe shtesë të cilat janë dukë u angazhuar në teren sipas gjendjes aktuale dhe vendeve me rrezikshmëri të lartë.
Grumbullimi i të të dhënave mbi situatën aktuale, është e përhershme nga qendrat operative të AME-së, analizohen dhe merren vendime si mbas situatës.
Ministria e Punëve të Brendshme do të jetë e informuar rregullisht me qëllim të informimit të gjendjes aktuale, ndërmarrja e masave parandaluese, reagimi në vend të ngjarjes, si dhe eventualisht nevoja e ngritjes së gjendjes së gatishmërisë emergjente në nivel vendi.
Të dashur qytetarë,
Përballë kësaj situate të krijuar nga të reshurat atmosferike, ju bëjmë thirrje të gjithëve për kujdes dhe vigjilencë të shtuar.
Qendrat Operative Emergjente janë në gjendje gatishmërie 24/7, andaj ju lutemi të kontaktoni përmes numrit emergjent 112 rreth çdo vështirësi që mund te përballemi.